Grabitja, Ujësjellësit iu vodhën 60 mijë lekë
Tirane, 13 dhjetor, NOA Update – Shuma prej 60 mije lekesh te reja mesohet te kete qene shuma qe agresori i pasdites se sotme ka mundur te zhvase me dhune nga arka e filialit te Ujesjellesit prane stadiumit Dinamo ne Tirane.
Ajo behet me dije posaçerisht per agjencine e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare te policise se Tiranes, duke konfirmuar nder te tjera se grabitesi i saj ka qene nje person pa maske dhe i pajisur me arme.
Grupi hetimor tashme gjendet ne vendngjarje dhe eshte duke mbikeqyrur dje te gjitha provat e mundshme per te arritur tek identiteti i tij.
Deri tani, ajo çka dihet, eshte fakti se agresori ka rrembyer shumen e konsiderueshme te parave dhe eshte zhdukur ne drejtim te paditur, pa lene asnje gjurme ...(vijon)
n.e/NOA