E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e 100 milione USD, perfundon gjyqi

LONDER - Dy shqiptare te akuzuar se ne bashkepunim dhe me pese angleze kane dashur te grabisin 53 milione paund, do te denohen, pasi gjyqi i tyre perfundoi ne nje gjykate ne Londer, pas disa muajve proces. Sipas medias britanike, Emri Hysenaj dhe Jetmir Bucpapa dhe pese britanike jane gjetur fajtore ne bashkepunimin per tentativen e grabitjes spektakolare. Procesi nisi ne muajin qershor te vitit 2007, ndersa ka perfunduar nje dite me pare. Gjate seances se djeshme, prokuroria britanike ka paraqitur provat qe rendojne mbi shqiptaret e arrestuar, te cilet ishin perfshire ne vjedhjen e nje banke, nga ku do te merrnin 53 milione paund, afersisht 100 milione dollare. Sipas te dhenave, Emri Hysenaj, pjese e ketij grupi, ishte arketar ne banken ku u krye grabitja, e cila u zbulua shpejt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›