E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpronesimet, pranga arketarit te komunes

Arketari i komunes se Frakulles, ne rrethin e Fierit, eshte arrestuar pasditen e djeshme, pas nje procesi hetimor qe ka zgjatur disa muaj. Izet Allia, 43 vjec, banor i fshatit Frakull, eshte derguar ne ambientet e Drejtorise se Policise se Qarkut te Fierit. Burime policore thane se 43-vjecari dyshohet te kete abuzuar me faturat e shpronesimeve per ndertimin e ujesjellesit Fier-Karafaj, i cili ka perfunduar ne vitin 2004. Denoncimi mesohet se eshte bere disa muaj me pare nga banoret e zones, te cilet kane konstatuar se shifra e perfituar nuk eshte ajo e paraqitur ne fature. Burime nga grupi hetimor bejne te ditur se prej gati dy muajsh agjente te antikrimit ekonomiko-financiar kane zbritur ne komunen e Frakulles, duke marre deklarimet e banoreve.
Skandali eshte publikuar per here te pare ne gazeten

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›