E Diel, 1 Nëntor 2026

Thumane bie automjeti plagosen tre persona

Tre persona janë plagosur rëndë mëngjesin e së dielës në Thumanë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka rënë nga një lartësi.
Një autoveturë tip benz me targa AA587BD që ishte duke udhëtuar në autostradën Fushë Krujë- Milot doli nga rruga dhe ra nga lartësia poshtë.
Në automjet udhëtonin 4 persona, ku 3 prej tyre, shoferi Vangjes Ismaili 40 vjec nga Durrësi dhe 2 pasagjerë janë dërguar në Spitalin Ushtarak me plagë të rënda.
Nga këqyrja në vendgjarje praprakisht dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe më pas ka rënë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›