Fluks udhëtarësh në kufirin Kosovë - Shqipëri

Pavarësisht fluksit të madh, deri tani në doganën e Morinit nuk janë vërejtur radhë të gjata, kjo për faktin se numri i sporteleve për kontrollin e dokumentacionit është rritur në 8, ndryshe nga vitet e shkuara.
Sipas disa burimeve zyrtare të policisë, numri i udhëtarëve që kanë kaluar përmes Morinit është dyfishuar krahasuar me fundjavën e shkuar, ku në Shqipëri hynë nga Kosova 8080 shtetas të huaj dhe 661 shtetas shqiptarë.
Numri më i madh i lëvizjes vërehet në orët e mëngjesit kur me qindra kosovarë hyjnë në Shqipëri duke iu drejtuar zonave bregdetare shqiptare. Fluksi i hyrjeve pritet të rritet gjatë këtij muaji pasi në fund të korrikut fillon muaji i Ramazanit që mbahet masivisht nga muslimanët kosovarë dhe që nënkupton se ata nuk mund të frekuentojnë bregdetin gjatë muajit gusht.
Pavarësisht qarkullimit të dendur dhe në rritje në akset rrugore të dy shteteve, deri tani nuk janë shënuar ngjarje të rënda.
Për të tretin vit radhazi, edhe këtë sezon veror policia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë nisur patrullime të përbashkëta në akset kryesore 24 orë në 24.
/Start.E.G/
2012-07-08 12:18