E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje perplaset motori vdes pasagjeri

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor ndodhur në aksin Remas – Lushnje. Viktima Perikli Gjika 60 vjeç nga fshati Bedat ka qenë pasagjer në motorin tip Yamaha që drejtohej nga bashkëfshatari i tij Besnik Xhindoli.Aksidenti ka ndodhur në segmentin Remas-Divjakë, dhe sipas policisë shkak i tij ka qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të mjetit. Për shkak të përplasjes së njërës prej gomave të motorit drejtuesi ka humbur kontrollin, duke u përplasur me bordurën anësore të urës. Përplasja ka qenë fatale për pasagjerin, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Pas ngjarjes është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, drejtuesi i mjetit, i cili pas mjekimit sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. Uniformat blu të Lushnjes kanë shoqëruar në ambientet e komisariatit Besnik Xhindolin për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›