E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Lufta kundër korrupsionit, kushti i të gjitha kushteve

TIRANE- Gjatë mbledhjes së Task Forcës për reformën në shëndetësi Kryeministri Berisha deklaroi se korrupsioni në rradhët e bluzave të bardha është në rënie. Por për të arritur standardet e duhura, kryeministri vlerësoi luftën ndaj korrupsionit si kushtin e të gjitha kushteve.

“Nëse duam të kemi suskes ne duhet të luftojmë korrupsionin. Disa studime serioze dëshmojnë një rënie të ndjeshme të tij gjatë vitit që shkoi. Por kjo nuk duhet të na qetësojë. Unë kerkoj nga ju që kriterin themelor të vendosim këtë kriter” u shpreh Kryeministri.

Kreu i qeverisë vlerësoi mjaft të rëndësishëm miratimin e ligjit për sigurimet shëndetësore, që sipas Berishës garanton shtrirjen e kësaj skeme edhe drejt sektorit privat.

“Ky ligj hapet gjerësisht drejt sektorit privat, pra ka meritën tjetër që autorizon institucionet publike të blejnë shërbimet dhe nga sektori privat.” tha Berisha.

(e.n/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Lufta kundër korrupsionit, kushti i të gjitha kushteve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›