E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptari hidhet nga trageti, asnjë gjurmë pas 2 ditësh kërkime

TIRANE- Rojet bregdetare italiane vijojnë kërkimet për gjetjen e 30 vjecarit, Eduard Teodori që u hodh dje nga trageti që udhëtonte drejt Italisë.

Të kontaktuar nga News24 burimet zyrtare të rojës bregdetare në Bari thanë se për shkak të errësirës helikopterët e angazhuar kanë ndërprerë kërkimet për ti rinisur sërish nesër në mëngjes. Ndërkohë kërkimet vazhdojnë nga tre motovedetat.
Deri tani kërkimet nuk kanë dhënë ndonjë rezultat por forcat italiane thonë se do të vazhdojnë kërkimet dhe përpjekjet për gjetjen e 30 vjecarit shqiptar.

Mëngjesin e sotëm u angazhuan në kërkime 2 helikopterë, një aeroplan si dhe 3 motovedeta të Guardia di Financës, por ende nuk ka asnjë rezultat konkret.

Mbeten ende të paqarta motivet që cuan 30 vjecarin në hedhjen nga trageti, por të dhënat e deritanishme flasin për një debat mes të riut nga Sanxhaku i Lacit dhe një vajze rumune që e shoqëronte, me të cilën bashkëjetonte prej 5 vitesh në Itali.
Më pas kapiteneria i kishte bllokuar pasaportën 30 vjecarit, dhe kjo ka pasuar me të tjera debate mes tij dhe personelit të sigurisë në traget.

(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›