E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket kulmi i sezonit te gripit ne shkurt

Pavarësisht numrit te lartë të pacientëve me grip, piku i kësaj viroze, qe është shfaqur ne vend sipas mjekëve, do te jetë në fillim te muajit shkurt. Fëmijët si grupmosha më e prekur, kanë shfaqur komplikacione te ndryshme ne rrugët e frymëmarrjes, por ajo që duhet te mbahet nën kontroll sipas mjekëve është temperatura e lartë.

"Kjo virozë që ka filluar aktualisht dhe mendohet se do shtohet në fund të janarit, fillimi i shkurtit do të jetë piku i kësaj viroze, të paktën e nga të dhënat e vendeve që kemi përqark, është me temperatura të larta. Prindërit duhet të kenë kujdes që ti ulin temperaturën, të mbajnë nën kontroll temperaturën e fëmijës me antipiretik", tha Vjollca Konica, mjeke pediatre.

Krahas këshillave që rekomandojnë mjekët, si konsumimi i sa më shumë lëngjeve, si dhe pirja e antipiretikëve, ata thonë se ka ende kohë edhe per vaksinën antigrip. "Do ishte mirë të ishte bërë vaksina e gripit në tetor-nëntor, akoma ka dhe pak kohë që mund të bëhet vaksina", tha Konica.

Sipas mjekëve te qendrave shëndetsore, problem mbeten prindërit të cilët, nuk kërkojnë ndihmën e bluzave të bardha, edhe pse fëmijët e tyre mund të kenë disa ditë me temperaturë.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›