E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitja e bankes, shoqerohen 12 te aferm te tre te dyshuarve

TIRANE - Policia e Tiranes ka shoqeruar mbi 12 persona pas grabitjes se ndodhur ne filialin e bankes NBG, ne autostraden Tirane- Durres. Lajmi eshte bere i ditur gjate dites se djeshme nga uniformat blu. Te njejta burime kane bere te ditur, se te shoqeruarit ne polici, jane te aferm te personave te dyshuar per kete ngjarje te rende. Burime zyrtare te policise se Tiranes thane se te shoqeruarit jane intervistuar nga hetuesit ne cilesine e personit qe mund te kene dijeni per ngjarjen. Grupi hetimor, i ngritur per kete ngjarje, po punon per kapjen e autoreve, nderkohe qe per dokumentimin ligjor te kesaj ceshtjeje policia po bashkepunon ngushte edhe me drejtuesit e bankes te cilet kane dhene te gjithe informacionet e mundshme. Burime nga grupi hetimor i kesaj ngjarjeje kane bere te ditur, se te shoqeruarit ne polici, jane persona te afert me tre te rinjte qe jane te dyshuar per vjedhjen e filialit te Bankes Kombetare Greke, ne kilometrin e tete te autostrades Tirane-Durres. Persona e shoqeruar nuk kane dhene ndonje detaj te rendesishem per uniformat blu. Ne deshmite e tyre ata kane treguar se, tre personat e dyshuar kishin ardhur prej disa ditesh ne shtepite e tyre nga Greqia. Burime te rezervuara te policise, treguar per gazeten dy dite me pare, se te dyshuar per grabitjen me arme jane tre emigrante shqiptare ne shtetin helen. Nga te dhenat hetimore te uniformave blu, rezulton se dy dite me pare tre persona te maskuar dhe nen kercenimin e armeve kane grabitur nje shume te konsiderueshme parash ne filialin e bankes NBG dhe me pas jane larguar menjehere nga vendi i ngjarjes me nje makine tip "Benz", te bardhe dhe pa targa. A. Cena

Parate

Dy dite me pare tre persona te maskuar dhe nen kercenimin e armeve kane grabitur nje shume te konsiderueshme parash ne filialin e bankes NBG. Ende nuk eshte bere e ditur se sa eshte shuma e vjedhur, por flitet per disa milione leke.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›