"Meta shnderroi Aleancen ne dushkare-referendare"
Kryeministri Berisha vleresoi kompanine italiane Petrolifera per ndertimin e depozitave te naftes dhe gazit ne Pyllin e Sodes ne rrethin e Vlores. "Per ata te cilet jane fansat e skupeve dhe thone se Sali Berisha po shet reren e Vlores me lejoni te informoj se Sali Berisha me kompanite qe ka kontraktuar po furnizon Vloren me rere. Rreth 150-200 mije m3 rere te marra nga deti pasi jane analizuar jane derguar ne plazhin e Vlores", vuri ne dukje Berisha gjate fjales se tij. Nderkohe qe ndalur ne ndertimin e nje porti kontenieresh, kryeministri deklaroi se "Vlora e meriton plotesisht kete port dhe dua te falenderoj shume edhe zotin Meta qe anti-globalistet e aleances i shnderroi ne "dushkare e referendare" dhe s`jane ketu duke protestuar kunder meje.