E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama nen sindromin e Kasharit"

Qeveria "Berisha" do te kerkoje dyfishimin e monitorimit per zgjedhjet parlamentare te vitit 2009. Kjo kerkese u be dje publike nga kreu i ekzekutivit, Sali Berisha, duke i kthyer pergjigje ne te njejten kohe dhe pretendimit te ngritur nga kupola roze. Nje deklarate e tille e kryeministrit Berisha erdhi dje gjate inspektimeve te punimeve qe po kryen kompania italiane Petrolifera, per ndertimin e depozitave te naftes dhe gazit ne Pyllin e Sodes ne rrethin e Vlores. Me tone ironike ne drejtim te Rames, kryetari i mazhorances nuk ka munguar te shprehet se ende nuk ka filluar fushaten elektorale, te cilen e quan te fituar.

OSBE

Sipas kryetarit te PS-se, Edi Rama, qeveria i ka kerkuar OSBE-se qe te mos jete pjese e monitorimit ne zgjedhjet e pergjithshme. Por nje qendrim i tille u hodh poshte nga kryeministri, Berisha. Ndalur ne kete moment, gjate vizites se tij ne qytetin bregdetar te Vlores, kreu i ekzekutivit vuri ne dukje se "deshiroj qe te falenderoj z. Edvin Rama dhe te garantoj cdo qytetar shqiptar se fushaten e ardhshme elektorale qeveria do t`i kerkoje OSBE-se te dyfishoje monitorimin, do te ftoje Keshillin e Evropes, Parlamentin Evropian organizatat dhe Institutin Demokratik dhe Republikan Amerikan, do te ftoje te gjitha NGO-te dhe organizmat e institucionet qe monitorojne zgjedhjet. Kjo eshte detyra ime". Kesisoj, kryetari i mazhorances nuk ka vonuar qe te beje te qarte dhe te paraqese njekohesisht projektin e qeverise se tij, sa i takon kesaj ceshtje. E nderkohe, nga ana tjeter, kryeministrit Berisha nuk humb rastin qe ti kundervihet kreut socialist, duke ironizuar menyren e zgjedhur prej ketij te fundit per te drejtuar partine, duke marre si baze pikerisht zgjedhjet e 27 korrikut ne Kashar. "Une Edi Ramen nga "rustem muratet" nuk e shpetoj dot, sepse tashme ai e ka gjetur zgjidhjen kur i cileson banore kandidatet per te qetesuar partine e tij. Edhe Rustem Murati eshte nje banor qe e coi ne vend te katert. Po dolen te tjere "rustem murater" ne nuk kemi cfare t`ju bejme", nenvizoi Berisha. Por, sipas tij, detyra e qeverise eshte te beje te mundur garantimin e nje procesi te lire e demokratik. "Qytetaret do te kene te drejten te garojne dhe per mua eshte e rendesishme nje gare e lire. Ndaj dhe une nuk e shpetoj dot Edi Ramen nga sindromi i Kasharit", vleresoi Kryeministri. Madje, po ne kete linje, duke sqaruar mbi qendrimin e tij, Berisha shtoi se "po e quaj sindromi i Kasharit sepse eshte krejt e kunderta, eshte antipodi i sistemit te Dushkut. Sepse sindromi i Kasharit eshte nje sindrom pozitiv sepse nuk eshte ndeshje midis dy kaloresve sic ndodh zakonisht, por ndodhi ndermjet Rustemit dhe Edi Rames. Ishte nje ndeshje krejt tjeter".

Prokuroria

Kryeministri Berisha e perkufizoi thjesht si "nje trillim mediatik te paskrupullt" zerat e ardhura nga opozita parlamentare apo diplomacia e huaj per perpjekjet e qeverise per te kontrolluar Prokurorine. Ne kete kontekst, duke sqaruar mbi draftin e Ministrise se Drejtesise mbi sistemin gjyqesor, Berisha theksoi se "nuk ka asnje shqetesim te tille nga diplomacia e huaj ne Tirane. Per ate draft ka 6 muaj qe po punohet me perfaqesues te shoqerise civile, EURALIUS dhe te tjere qe po bashkepunojne. Qeveria do te punoje qe keto ligje te jene te perbashketa me opoziten. Pavaresisht se 84 vota ne parlament mund te realizohen, une arsyetoj qe duhet te ecim me konsensus me opoziten". Sipas tij, ne afatin me te afert do te miratohet Kodi Zgjedhor dhe ligjet per sistemin e drejtesise, pavaresisht nese i harton qeveria ato do te jene te gjitha produkt i nje diskutimi dhe bashkepunimi me opoziten. Oli Xhilaga


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›