"Investitoret e huaj jane te bindur se Sali Berisha e mban fjalen e dhene"
Une jam njeri i fjales se mbajtur! Me kete fjali kryeministri Berisha permblodhi qellimin e turit te tij neper Shqiperi. Keshtu, duke vene ne eficence kete qellim kreu i ekzekutivit inauguroi dje perfundimin e punimeve per asfaltimin e rruges Vlore-Selenice, investim i buxhetit te shtetit me vlere 187 milione leke . "Ky eshte nje premtim tjeter i mbajtur. Te vije ne Selenice ishte nje nga udhetimet me te mundimshme, ndonese Selenica ne shekuj shtroi rruget e Shqiperise dhe te Evropes. Rruga qe te sillte ketu mund te quhej realisht rruge e mundimshme. E asfaltuar njehere ne vitet 70, e shnderruar ne nje rruge me mijera e mijera gropa ne 2005 premtimi im i pare dhe nuk mund te kisha premtim me te pare se kete, ishte rindertimi i rruges", vleresoi Berisha. Po ne kete linje, Kryeministri shtoi se "u investuan ketu rreth 187 milione leke per te shtruar nje rruge ne parametrat me normale per kete zone e cila eshte nje zone me nje tradite shekullore minerare ne bitum dhe shume e pasur ne rerat butimonoze por sot me ullishte dhe vreshta nje zone e fuqishme bujqesore. Pra edhe ketu eshte nje premtim dhe nje fjale e mbajtur". Madje, kryeministri Berisha garantoi drejtuesit e pushtetit lokal qe do te kene mbeshtetjen e qeverise se tij dhe te ministrit perkates per projekte te tjera ne vijim. "Jam shume i kenaqur qe drejtuesi i kompanise dhe investitoret e tjere italiane dhe investitoret e tjere te huaj shohin se Sali Berisha mban fjalen. Para zgjedhjeve te viti 2005 une prita ne zyre ambasadorin tuaj. Une e sigurova ate se Partia Demokratike do ta mbeshtese plotesisht kete projekt dhe keshtu beme", deklaroi Berisha dhe te Petrolifera. O.XH