E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e kishës në Lezhë, vidhet këmbana e Kuvendit të Arbrit

I ka rezistuar pushtimit turk, sistemit komunist, por nuk i ka rezistuar dot grabitesve kesaj radhe. Ky eshte fati i kishes se Merqise ne Lezhe, ne te cilen eshte mbajtur edhe “Kuvendi i Arberit” i vitit 1703. Kembana teresisht nga bronzi dhe me nje peshe prej afro 300 kilogram eshte cmontuar dhe eshte hedhur nga lartesia per tu grabitur nga persona ende te paidentifikuar.
 

Grabitja ka ndodhur 3 dite me pare gjate këtyre netëve, ndersa mendohet se per transportimin e sendeve te vjedhura eshte dashur edhe perdorimi i mjeteve te renda sipas hetuesve.
 

Per nga vlerat dhe rendesia e saj, kisha e Merqise ne komunen e Kallmentit ne Lezhe eshte radhitur si nje monument kulture qe mbrohet nga shteti, por ruajtja e ketyre vlerave nga vjedhja ka qene e pamundur. Ende nuk ka asnje person te dyshuar per kete grabitje, nderkohe qe behet e ditur se po vezhgohen te gjithe pikat grumbullimit te skrapit, pasi mendohet se ky do te jete fati i kesaj kembane.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›