Përfundon hapja e tunelit të Kërrabës

Ditën e sotme u inaugurua hapja e tunelit, teksa tanimë mbetet shtrimi i asfaltit, vendosja e ndriçimit dhe përfundimi i disa projekteve teknike.
I pranishëm në inaugurimin e hapjes së tunelit ishte i pranishëm edhe kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha. “Kjo është një ditë historike për qytetarët e Tiranës. Elbasanit, Librazhdit, Korçës, Pogradecit dhe të mbarë Shqipërisë. Drita e këtij tuneli bashkon sot e përgjithmonë kryeqytetin e Shqipërisë me një prej kryeqendrave kryesore shekullore të shqiptarëve, Elbasanin duke shkurtuar kohën e udhëtimit me më shumë se një orë.”
Duke iu referuar ditës së fillimit të punimeve, Berisha tha se në më pak se 11 muaj, ëndrra u bë realitet. “Ky tunel do mundësojë krijimin e një prej tregjeve më të mëdha të rajonit dhe më gjere. Kjo rrugë përbën projektin e dytë më të madh kombëtar pas atij të Rrugës së Kombit dhe dhuratën më të bukur në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë. Në gjysmën e parë të vitit 2013, Tirana dhe Elbasani do të bashkohet përjetësisht”, tha Berisha.
Duke kujtuar natën e gjatë e të vështirë kur u miratuan fondet për ndërtimin e tunelit, Berisha i kërkoi liderit të PS-së, Edi Rama t’i lejojë despotët e tij ta vizitojnë tunelin sidhe t’u kërkoja falje banorëve të trevave që përfitojnë nga ky projekt.
Të pranishëm në përurim ishin edhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, drejtues lokalë dhe deputetë të kuvendit të Shqipërisë.
Autostrada Tiranë-Elbasan, arteria kryesore e Korridorit 8, Me gjatësi 31 kilometra përfshirë edhe tunelin, gjerësi 28,2 metra, ka 6 korsi, 1,7 kilometra ura dhe vijadukte, si dhe shumë mbikalime dhe nënkalime.
Autostrada do të shkurtojë distancën me Tiranën me më shumë se 50 %, duke shkurtuar me 40 % kohën e udhëtimit. Kjo distancë shkurtohet gjithashtu për të gjithë qytetet pas Elbasanit, në drejtim te Korçës dhe Ersekës apo doganave respektive dhe për këto qytete do te shkurtoje kohën e udhëtimit deri ne 60%, krahasuar me atë qe behet sot. Gjithashtu rruga shkurton me 1 orë distancën mes Tiranës dhe Shkupit.
Punimet për këto segmente do të realizohen nga firma “Jv Copri Construction & AKTOR S.A” dhe do të financohen nga buxheti i shtetit, Banka Islamike për Zhvillim dhe Fondi Abu Dhabi./Start/
2012-06-09 12:17