E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgaria kundër propozimit "Maqedonia Veriore"

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, e ka vlerësuar absolutisht të papranueshëm propozimin e emrit "Maqedonia Veriore". Sipas presidentit bullgar, ky emër për Maqedoninë me përmbajtje gjeografike nuk mund të pranohet për shkak se në aspektin gjeografik përfshihen edhe pjesë të territorit të Bullgarisë.

Një nga variantet, është edhe propozimi Maqedonia Veriore. Dhe unë kam theksuar se ky propozim është i papranueshëm, për shkak se në një të nesërme, ata do të thonë se edhe Bllagoevgradi është maqedonas", deklaroi presidenti Borisov, duke shtuar se ekziston një dozë frike se Maqedonia, më pas mund të ketë pretendime territoriale ndaj Bullgarisë. Nga ana tjetër, Borisov ka shtuar se Sofja zyrtare edhë më tej përkrahë procesin eurointegrues të Maqedonisë.

Kësisoj Bullgaria është kundër emrit me përcaktim gjeografik si zgjidhje e mundur e kontestit me emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, thekson kryeministri bullgar Bojko Borisov. Ai sqaroi se termi “Maqedonia Veriore” është tërësisht i papranueshëm, meqë me përcaktim të tillë përfshihen edhe territoret bullgare, që, sipas tij, do të ngrejë mundësitë për pretendime territoriale.

Ndërkaq ish- zv/kryeministrja për eurointegrime nga radhët e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, tha se deklarata e Kryeministrit bullgar tregon se mungesa e politikës së vërtetë të jashtme dhe aktivitetit diplomatik po i dëmton pozicionet maqedonase në rajon, dhe çështja e emrit në vend se të thjeshtëzohet, ajo po komplikohet. Megjithatë, përkundër deklaratës së fundit të Borisov, dhe kundërshtimeve të mëhershme të autoriteteve bullgare kryesisht rreth gjuhës maqedonase, njohësit e politikave në rajon nuk mendojnë se Bullgaria do të bllokojë rrugën e integrimeve të Maqedonisë. Zgjidhja e mosmarrëveshjes për emrin e Maqedonisë, kusht për anëtarësimin në NATO, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Andres Fog Rasmusen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›