E Diel, 1 Nëntor 2026

Miliarderët që nuk paguajnë taksat, zbrazin bankat greke

Athinë Bankat greke tashmë kërcënohen nga një armik edhe më i madh se kriza. Janë vetë klientët e tyre që po ua heqin gurët e themelit mbi të cilët bankat qëndrtojnë në këmbë. Arratisja e parave vazhdon në mënyrë sistematike dhe tani janë pikërisht milionerët ata që kanë filluar të zbrazinm llogaritë me frikën se Greqia do të dalë nga euro dhe do të rikthehet tek monedha klasike Dhrahmia.

Në 15 ditet e fundit eshte vene re se nje numër i madh klientesh kane filluar te boshatisin llogarite relativisht te medha ,duke terhequr secili cdo dite, shuma nga 80 deri ne 100.000 Euro, ndersa vleresohet se kerkesat per terheqje do te shtohen gjate kesaj jave. Sipas burimeve te pakonfirmuara bankare ne 20 ditet e fundit kane fluturuar nga bankat greke mbi 7 miliard euro duke e cuar shumen e pergjithshme te parave te terhequar prej tyre brenda dy vitesh, ne 80 miliard euro. Fenomeni ne fjale sjell nje gjunjezim te institucioneve financiare, pavaresisht rikapitalizimit te tyre me kestin e pare prej 18 miliard euro prej Fondit Financiar te Stabilitetit, duke ngrire likuiditetin kaq te nevojshem ne treg per rimekembjen e ekonomise.

Fenomeni i arratisjes se depozitave nga bankat eshte i demshem per vendin dhe per vete qytetaret – ka deklaruar kreu i organit te tatim taksave Nikos Lekkas, pasi nje pjese e madhe e ketyre depozitave u takojne kompanive dhe personave te cilet kryejne evazion fiskal, ndersa paralelisht vete bankat nuk pranojne kontroll per burimet e parave te depozituara apo te terhequra, duke u bere edhe ato pjese e problemit. Sipas te dhenave te fundit, evazioni fiskal ne vend shkon nga 12-15% te PBB, dmth 40 me 50 miliard euro ne vit. Problemet ekonomike te Greqise – thone specialistet do te ishin zgjidhur te mblidhej vetem gjysma e tyr, madje kreu i tatim-taksave ka shprehur mbeshtetjen e tij ndaj deklarates teper kontraversale te shefes se FMN Christine Lagarde,d isa dite me pare se greket duhet te mesojne te paguajne taksat, por ne kundershtim me te, ka theksuar se te paret qe duhet ta bejne kete jane te pasurit, te cilet shmangin me shume menyra kete detyrim ligjor dhe qytetar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›