Vlorë, kapen 1.2 ton kanabis

Policia kufitare e Vlorës kanë sekuestruar një sasi prej 1.2 ton kanabis sativa. Droga ishte e sistemuar në dhjetra çanta e fshehur në brendësi të terrenit malor në Gjirin e Gramës në Gadishullin e Karaburunit.
Sipas drejtorit te Policise Kufitare Selman Tema, i cili ndodhej ne krye te operacionit per bllokimin e droges, lenda narkotike ishte destinuar per trafik nderkombetare.
Eshte gjetur edhe nje pistolete TT,nje automatik dhe dy krehera me fisheke automatiku, raporton TCH.Gjithçka eshte sekuestruar dhe po sillet ne Vlore, po hetohet per identifikimin e autoreve. Nderkohe njoftohet se eshte arrestuar dhe nje nga poseduesit e droges./Indeksonline/