E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi voton mes thirrjeve hajdutë, kriminelë. Rrëzohet KLGJ-KLP

Vendimi më i rëndësishëm që do duhej të merrte Kuvendi ditën e sotme, ishte ai për miratimin ose jo të listës së anëtarëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.

Mes tensioneve dhe bllokimit të foltores nge deputetët e opozitës, lista me emra të rinj, që u propozua për votim është rrëzuar për të dytën herë, pasi projektligji nuk ka marrë 2/3 e votave që përcakton Kushtetuta për të.

Megjithatë, mes thirrjeve të opozitës hajdutë, kriminelë, ku deputetët kishin rrethuar foltoren e Kuvendit dhe përplasin duart në tavolinë, Parlamenti miratoi projektligjet e parashikuara në rendin e ditës.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se procedura do të kthehet sërish në nënkomisionin Ad-hoc, ku do të zgjidhen emra të tjerë.

Ndërkohë një tjetër projektligj i rëndësishëm, për të cilin u votua sot ishte ai që i hap rrugën negociatave me kosnsorciumin turk për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Ky projektligj u miratua me 74 vota pro të mazhorancës, ndërsa foltorja e Kuvendit ishte e bllokuar nga  deputetët e opozitës të cilët thërrisnin: Hajdutë! Kriminelë!

1 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›