Grabitja e vitit ’97, kapet i dyshuari per vrasjen e Kokes
Nje 37-vjecar, nga qyteti i Delvines, akuzohet per grabitjen me pasoje vdekjen e nje emigranteje gjate trazirave te vitit 1997. Efektivat blu te policise se Qarkut te Gjirokastres kane vene nen pranga personin e dyte te dyshuar si bashkepunetor ne grabitjen me arme ne vitin 1997 ne Qafen e Muzines, ku humbi jeten nje 38-vjecare. Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise ne Gjirokaster, “specialistet e Sektorit Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster kane organizuar punen, ne bashkepunim edhe me Komisariatin e Policise Delvine, duke bere te mundur kapjen dhe ndalimin e Ardian Soko, lindur dhe banues ne Delvine ”. Per kete person, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, me shkresen me 28 maj 2008, ka nxjerre urdhrin e ndalimit, pasi ai dyshohet se ne bashkepunim me Bilal Mehmetin, nga qyteti i Delvines, eshte bashkepunetor ne grabitjen me arme te ndodhur me 29 mars 1997, ku ngeli e vrare Eleni Koka. Perpara disa ditesh policia prangosi edhe te dyshuarin tjeter te dyshuar si pjesemarres ne kete ngjarje, Bilal Mehmeti. Sipas policise, te dy kete persona dyshohet se me daten 29 mars 1997 ne vendin e quajtur “Kthesat e Muzines”, ne aksin Gjirokaster-Sarande, kane vrare me arme zjarri Eleni Koka dhe me pas i kane vjedhur automjetin tip “Benz”, me targe DL 0893 A te drejtuar nga bashkeshorti i viktimes, Stefan Koka. ”Nga ana jone pas ndalimit te njerit prej autoreve, Bilal Mehmeti, nga qyteti i Delvines, si rezultat i veprimeve hetimore ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster dhe punen operative, u be i mundur dokumentimi ligjor i autorit tjeter te kesaj vepre penale, 37-vjecarit Ardian Soko”, tha policia.
Blerim Kore
Ngjarja, si u vra Eleni Koka
Nena e tre femijeve Eleni Koka, humbi jeten ne menyre tragjike perpara syve te bashkeshortit, 2 kilometra larg rruges kombetare Jorgucat-Sarande gjate 1997. Viktima nuk ka pranuar t'i dorezoje celesat e makines, grabitesve me maska dhe arme, duke bere rezistence, derisa u godit me pistolete.
Krimi i ’97, tre te akuzuar
Pak kohe me pare, policia ndaloi nje tjeter te akuzuar per kete ngjarje. Bilal Mehmeti tregoi se krimin e ka kryer ne bashkepunim me Ilirjan Alinanaj, i cili aktualisht ndodhet ne burgun e Rrogozhines, ku po shlyen denimin per nje krim tjeter. Pas Mehmetit, policia arrestoi dje Ardian Sakon.