Shqiperia vendos, 62 komando ne Cad
Shqiperia do te dergoje ne Cad dhe ne Afriken Qendrore nje force ushtarake shqiptare, e cila do te konsistoi me nje kompani te Forcave te Armatosura me 62 efektive me rotacion cdo 6 muaj. Vendimi u mor dje ne Keshillin e Ministrave per pjesemarrjen edhe te Shqiperise ne kete mision te Bashkimit Evropian. Kostoja financiare e pjesemarrjes me nje kompani ne kete mision te BE-se, llogaritet per 6 muaj rreth 126,500,060 milione leke, ku perfshihet shperblimi ditor, sigurimi i jetes, nderlidhja strategjike Shqiperi-Cad dhe nje sere funksionesh te tjera. Keto shpenzime do te perballohen nga buxheti i Ministrise se Mbrojtjes i miratuar ne vitin 2008. Ne draftin e paraqitur nga Ministria e Mbrojtjes percaktohen edhe detyrat qe do te kryejne ne keto zona ushtaret shqiptare.