E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne timon pa patente, aksidenton 2 femra

Dy kalimtare nga Patosi u plagosen rende mesditen e djeshme, si pasoje e nje aksidenti rrugor, prane shkolles 9-vjecare "Hekuran Maneku" ne kete qytet, ndersa policia ndaloi nje adoleshent si shkaktar te kesaj ngjarjeje. Burime nga policia e Fierit bene te ditur se "Eglantina Cala, 23 vjece dhe Margarita Beqo, 25 vjece, u perplasen rreth ores 13:30 nga nje automjet tip "Benz", me targa FR 80 55 C, qe drejtohej nga 16-vjecari Emiliano Abazi". I njejti burim tha se mjeti qe drejtohej nga adoleshenti ishte ne pronesi te babait te tij, Vladimirit. Sipas policise, 16-vjecari u largua nga vendi i ngjarjes, por u ndalua me pas ne banesen e tij. Mesohet se dy te plagosurat ndodhen ne spitalin e Fierit ne gjendje kritike per jeten, ndersa automjeti i permbysur perfundoi ne oborrin e shkolles. Nga ekspertiza e specialisteve te nenseksionit te qarkullimit rrugor, doli konkluzioni paraprak se aksidenti ndodhi per shkak te shpejtesise se madhe, me te cilen udhetonte drejtuesi i mjetit dhe mungeses se aftesise se manovrimit, cka beri qe makina te dale jashte kontrollit te adoleshentit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›