Policia, ja armatimi i ri
Fatjona Mejdini
Qeveria miratoi diten e djeshme edhe llojet e reja te armatimit dhe te lendeve kimike qe jane te lejuar te perdorin punonjesit e policise. Keshtu lista e gjate tregon edhe llojet e armatimeve dhe te gazit qe duhet te jete e pajisur policia e shtetit ne detyrat e saj. Ne relacionin e paraqitur dje nga ministri i Brendshem, Bujar Nishani theksohet se aktualisht policia eshte e pajisur me arme jo eficiente per punen e saj dhe ndaj ato duhet te zevendesohen me arme te reja me moderne per punen e policise.
“Armatimi qe eshte sot ne perdorim, eshte armatim luftarak, prodhim i viteve 1970 e perpara dhe jo armatim policor, prandaj eshte nje domosdoshmeri zevendesimi i tij me armatim te standardeve evropiane ne baze te planeve te ministrise se Brendshme dhe fondeve te vena ne dispozicion”, theksohet ne relacionin qe shoqeron kete vendim. Por ministri i Financave, Ritvan Bode dhe ai i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj ne mendimin qe japin ne lidhje me draftin e hartuar nga ministri i Brendshem, Nishani korrigjojne edhe piken kur ky i fundit thekson se eshte Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, personi i cili percakton rregullat per ruajtjen, mirembajtjen, shperndarjen dhe perdorimin e armatimit te lendeve kimike.
“Ligji delegon te drejten e rregullimit me VKM te llojeve te armatimit, te lendeve kimike dhe te mjeteve te tjera te perdorimit te forces nga policia. Cdo dispozite tjeter, pervec kesaj klasifikimit te llojeve te armatimit per sa me larte, i tejkalon kompetencat e deleguara nga ligji”, theksohet ne qendrimin e ministrit te Financave ne lidhje me kete draft.