Grabitja, krimi i adoleshentëve
Durrës- Policia e Qarkut Durrës ka bërë të ditur nëpërmjet një deklarate për shtyp se arrestimet e kryera muajin e fundit për vjedhje, kanë si autorë mësëshumti adoleshentë.
Vetëm një ditë më parë policia bëri të mundur arrestimin e dy adoleshentëve, përkatësisht 16 dhe 17 vjeçarë, të cilët kishin vjedhur me armë një pikë karburnti pranë zonës të quajturShkëmbi i Kavajës.
Shembuj të tillë janw të shumtë dhe zakonisht grabiten qendrat e karburantit dhe banesat.
Edhe pse policia nuk jep shifra konkrete, zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë, Ornela Cako, shprehet se nga hetimet rezulton që janë adoleshentët ata që akuzohen më shumë për vjedhje.
Gjithashtu bëhet e ditur se shkaqet që i shtyjnë të kryejnë krime moshat e reja janë kryesisht gjendja e vështirë ekonomike dhe moskontrolli i duhur prindëror.
Por jo vetëm në Durrës edhe në shumë qytete të tjera sipas të dhënave nga gjykatat dhe policia autorët më të shumtë janë adoleshentët.
Shkrime të tjera me interes:
- Krimi në Durrës, vrau xhaxhain për 3.000 euro Durrës- Policia e Durrësit ka deklaruar se 34-vjeçari që u...
- 30% e adoleshentëve të Tiranës, seks në pub e Tiranë -Një studimi kryer nga disa mjekë në kryeqytet ka...
- Grabitja në argjendari, policia bie në gjurmët e autorit Tiranë- Policia e Tiranës jep detaje mbi ngjarjen e djeshme...