Dëbora, RENEA evakuon familjet në nevojë
Tiranë- Gjatë seancës së sotme prlamentre, Ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Nishani lidhur me situatën e motit në vend ka deklaruar se shteti ka marrë masat për ta përballuar situatën dhe ndërkohë forcat RENEA po kryejnë operacione evakuimi në zonat e bllokuara.
Është bërë e mundur të ndërhyet në disa komuna, duke evakuuar qytetarë në nevoja dhe duke ndarë disa ndihma parësore. Jemi të gatshëm të ndërhyjmë për evakuim në çdo rast- u shpreh ai
Sipas tij moti në vazhdim do të përkeqësohet dhe i ka kërkuar pushtetit lokal të ketë bashkëpunim me qeverinë. Presim një përkeqësim të motit gjatë ditëve në vazhdim. Komiteti Ndërministror do të jetë pranë qarqeve problematike. Mirëpresim edhe bashkëpunimin nga qeverisja lokale,- tha Nishani
Në vazhdim ai tha se në gadishmëri janë dhe ministritë e tjera të cilat po japin kontributin e tyre për përballimin e situatës dhe për tu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.
“Ministria e Shëndetësisë ka në dispozicion një stok të medikamenteve të ndihmës mjekësore dhe janë të gatshëm të ndërhyjnë. Ministria e Transportit ka bërë të mundur përballimin e kësaj situate duke siguruar kalueshmërinë në rrugë. Ministria e Arsimit ka monitoruar situatën në të gjitha shkollat. Komiteti Ndërministror është shpërndarë dhe operon në prefektura te ndryshme. Ministria e Brendshme ka vënë në dispozicion një paketë financiare për komunat më në vështirësi, – vijoi ministri Nishani.
Shkrime të tjera me interes:
- Viti i Ri- Bashkia e Tiranës, dhurata për familjet në nevojë Tiranë- Numri dy i Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku ka...
- Dëbora në Prishtinë, VV: Komuna keqmenaxhoi situatën Prishtinë- Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për situatën e krijuar në...
- Azil në BE me dokumenta fallco, Nishani: Ndjekje penale ndaj shkelësve Tiranë- Ndjekje penale dhe masa ndëshkimore për të gjithë ato...