Grabitja te karburanti, pranga maqedonasit
Korce- Grabitja e tete lojtareve te bixhozit me 27 tetor te ketij viti ne ambientet e nje pike karburanti "Shell" ne hyrje te qytetit te Korces ka edhe nje autor te katert. Ndersa policia kishte arrestuar disa ore pas ngjarjes ku u moren me force 800 mije leke dhe u plagosen tre prej lojtareve, dy nga autoret e dyshuar, shpalli ne kerkim nje te trete. Por diten e djeshme zyrtarisht eshte deklaruar se ka rene ne pranga edhe i katerti, Teodor Grazhdani, 21 vjec, nje shqiptaro-maqedonas. Burime policore thane se i ndaluari eshte i perfshire ne grabitjen spektakolare, duke perdorur maska gjate krimit, bashke me Gentian Kosten dhe Barkel Bushon, te dy te ndaluar. Gjate hetimeve doli edhe emri i Grazhdanit, ndersa ende ne kerkim eshte 18 vjecari Mateo Aliko. Si pasoje e kesaj ngjarjeje vazhdon te jete ne gjendje te rende shendetesore Ardian Pine, i plagosur ne te dyja kembet me arme gjate grabitjes. Pasi kishin hyre te maskuar, te rinjte detyruan lojtaret te zbraznin xhepat dhe gjate kundershtimit i qelluan me arme.
D.Zisi
D.Zisi