E Diel, 1 Nëntor 2026

I denuar per trafik droge, jetonte si kacak maleve

Devoll- Nje i denuar ne mungese me 12 vjet burg, per trafik te lendeve narkotike, qe prej pese vitesh bente jete kacaku dhe qarkullonte i armatosur. I konsideruar si tmerri i policise se Devollit, 31 vjecari Shpetim Hoxha, nga fshati Sul i Devollit, eshte arrestuar vetem duke u zbardhur dita e djeshme. Burime te policise bene te ditur se Hoxha, paraqiste rrezikshmeri te larte per uniformat blu, pasi levizte gjithmone naten dhe i armatosur. Operacioni per arrestimin e 35 vjecarit, u organizua nga sektori i Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise Korce, mbi bazen e informacioneve te siguruara ne rruge operative. Ne momentin e ndalimit, Hoxhes iu gjet edhe nje pistolete e tipit "TT", si dhe nje sasi prej 35 cope fishekesh. Sipas dosjes hetimore, i denuari me 12 vjet burg nga drejtesia, figuronte si nje nder personat me te rrezikshem ne policine e Devolit qe kryente transportin e lendeve narkotike ne drejtim te Greqise. Denimi ishte dhene nje vit me pare nga Gjykata e Korces ne mungese te Hoxhes, kurse ceshtja kishte nisur ne 2003. Qe prej marrjes se njoftimit se ishte denuar nga gjykata, 35 vjecari kishte vepruar ne ilegalitet, duke bere jeten e nje kacaku. Duke qene nje njohes i mire i terrenit, ai i kishte shpetuar disa here ndjekjes se policise.

D. Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›