Rrihen barbarisht 2 te arrestuar
Sarande- Dy te rinj te arrestuar nen akuzen e trafikut te qenieve njerezore, jane keqtrajtuar nga policia e Sarandes. Nje prej tyre ndodhet ne gjendje te rende shendetesore, kurse tjetri ka fraktura ne pjese te ndryshme te trupit. Avokati i vlonjateve te kapur gjate operacionit "Agimi", Oltjon Varfi, 19 vjec dhe Aristill Gllucaj, 18 vjec, ka depozituar pasditen e djeshme nje denoncim ndaj agjenteve te policise se Sarandes per ushtrim dhune ne ambientet e paraburgimit. Mbrojtesi ligjor Tartar Bazaj, konfirmoi per gazeten, kallezimin e bere ne prokurori, lajm qe u pohua edhe nga kreu i akuzes ne rreth, Alfred Agolli, i cili tha se po kryhen verifikime per rastin ne fjale. Shkak per kete dhune eshte bere refuzimi i te rinjve per te firmosur nje dokument, por policia vendore nuk ka dhene asnje reagim ne lidhje me keto akuza.
Mjeket e spitalit te Sarandes thane dje per gazeten "KJ" se Oltjon Varfi dhe Aristill Gllucaj, nga Kota dhe Gjormi i Vlores, gjenden te shtruar ne urgjence dhe nen mjekim intensiv, per shkak te plageve qe kane marre gjate dhunes fizike. Avokati Bazaj pretendoi se keqtrajtimi eshte bere nga dy police civile qe kane ushtruar presion psikologjik dhe i kane rrahur dy te rinjte per te firmosur nje dokument deklarate. Te dyshuarit per vepren penale te trafikimit te 5 klandestineve drejt Greqise kane refuzuar dhe ne kete moment ka ardhur keqtrajtimi ne paraburgim. Gjate kontaktit me dy klientet e tij, Bazaj ka vene re se ata ishin dhunuar fizikisht dhe Gllucaj paraqitej ne gjendje me te renduar. Menjehere ka kerkuar mjekimin ne spital dhe kryerjen e ekzaminimeve dhe ekspertizen mjeko-ligjore. Familjaret e te rinjve jane ndare ne dy fronte. Nje pjese ka qendruar ne policine e Sarandes, kurse te tjeret kane depozituar nje denoncim tek Avokati i Popullit ndaj efektiveve te policise vendore.
Ndalimi ne mesjave i vlonjateve
Oltjon Varfi ka kerkuar nje raport mjeko-ligjor per shenjat e dhunes fizike, kurse Aristill Gllucaj fillimisht pretendoi mbrojtje ligjore. Por diten e djeshme gjendja e tij shendetesore eshte renduar ne paraburgim, ndaj eshte derguar ne spital per mjekim. Dy te rinjte u ndaluan gjate mbremjes se merkure, ne autobusin e linjes Sarande-Qafe Bote, ndersa ndihmonin pese klandestine per te kaluar ne Greqi. Ndalimi eshte kryer ne kuader te operacionit te koduar "Agimi".