E Diel, 1 Nëntor 2026

"Vazhdimi" prangos dy trafikante

Sarande- Policia e Sarandes ka vene ne pranga mengjesin e djeshem gjate operacionit te koduar "Vazhdimi" dy te dyshuar si trafikante klandestinesh. Aksioni eshte kryer ne aksin rrugor te Livadhjase, me destinacion kufirin me Greqine, ndersa u shoqeruan edhe 5 klandestine, qe do paguanin 1 mije euro secili nese mberrinin ne vend. Te ndaluarit sipas policise jane Saimir Halili, 29 vjec, nga Shkodra dhe Fation Xhelilaj, 30 vjec, nga Patosi. Mesohet se klandestinet ne momentin qe kane zbuluar se ndiqeshin nga policia, jane perpjekur te ngjisin kodrat, por pa mundur dot te largohen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›