E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitje me armë në Sarandë-Vlorë

 Një grabitje me armë kë ndodhur në aksin rrugor Sarandë- Vlorë, ku dy persona të armatosur kanë grabitur një makinë me targa greke.

Nga të dhënat paraprake siç raporton <a href="http://noa.al/" target="_blank">Noa.al</a> dy persona të armatosur, të identifikuar si Th.Mungulli dhe A.Hako kanë shtënë disa herë me armë ndërsa kanë marrë makinën tip “Fiat 500”.

I zoti i makinës Lulzim Tabaku me origjinë nga Durrësi i tronditur nga ngjarja ka lajmëruar menjëherë policinë e cila u vu në ndjekje të hajdutëve, deri në zonën e njohur si Shpella e Lukovës.

Pas kësaj grabitësit kanë braktisur mjetin dhe janë larguar me shpejtësi, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja, si dhe është sekuestruar një makinë tip “Audi” e cila u përdor nga dy grabitësit për të kryer vjedhjen.

Sakaq nga ana e uniformave blu është bërë shpallja në kërkim e dy personave tashmë të identifikuar, ndërsa vijon operacioni për kapjen e tyre./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›