E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentja me tetovarin në Maqedoni dhe Greqi

Ana Sulçe, që u plagos dje në Tiranë, i pëlqente rreziku dhe aventura. Kjo duket qartazi pas daljes në dritë të fakteve të reja, ku del se, jo vetëm që vajza ishte në një lidhje tjetër, ndërkohë që njohu burrin nga Tetova, por vazhdoi të dilte me këtë person të rrezikshëm, të dënuar më parë për trafik droge. Hetimet akoma nuk e kanë sqaruar nëse lidhja e tyre ishte dashuri, apo burri e përdorte vajzën si eskortë jashtë shtetit. Njohja dhe udhëtimet jashtë Nga hetimet e deritanishme të uniformave blu bëhet me dije se, Agim Emini dhe Ana Sulçe janë njohur me anë të rrjetit social Facebook. Pas një komunikimi prej disa ditësh me radhë Agim Emini kishte ardhur në kryeqytet për të takuar vajzën. Në këtë mënyrë kishin nisur kontaktet e tyre më të shpeshta duke u njohur më shumë. Për pak kohë kishin nisur edhe të udhëtonin bashkë jashtë Shqipërisë, në Greqi e Maqedoni. Nga të dhënat në pikën kufitare të Qafë-Thanës, nga ku kanë kaluar bashkë Emini dhe Sulçe, rezulton që 21-vjeçarja ka qëndruar 3 muaj bashkë me të dashurin e saj në Maqedoni. Ata kanë kaluar kufirin bashkë, me makinën e Eminit, me targë TE 7725 AB, më datë 7 prill të vitit 2013, në drejtim të Maqedonisë dhe janë kthyer nga e njëjta pikë në drejtim të Shqipërisë, më 11 korrik të vitit 2013. Refuzimi i vajzës

Vajza donte të shkëputej nga lidhja me këtë person, sepse donte një tjetër, apo se nuk dëshironte “të punonte” më jashtë shtetit. Kjo është dilema që do ta sqaronte motivin e vrasjes. Nëse vërtetohen informacionet se vajza ka punuar në një klub nate me muzike live afër Tetotvës, bie pista e krimit për pasion. Pavarësisht arsyeve, është thuajse e vërtetuar se studentja ka dashur t’i japë fund lidhjes së saj me shtetasin maqedonas. Ky nuk ka mundur ta kapërdijë ndarjen nga Ana Sulçe. Ai kishte pesë ditë që priste në hotel për 21-vjeçaren. Por, Agim Emini ka refuzuar fundin e lidhjes duke hapur zjarr ndaj të dashurës së tij. Reagimi i tij nuk shpjegohet aq shumë me xhelozinë, se sa me frikën e ndonjë denoncimi nga vajza dhe për pasojë kthimin sërish në qeli ku kishte kaluar 15 vite burg.

Mes dy meshkujve

Ana Sulçe që prej viti 2012 ishte e lidhur me shtetasin F.Marashi. Madje fotot e tyre të shpërndara në FB e çuan policinë në këtë drejtim, ku mund të hetohet për motivin. Ndoshta, prandaj studentja nuk mund të vazhdonte më lidhjen e saj të fshehtë me 52-vjeça-rin. Fillimisht situata ka qenë e qetë dhe të dy kanë qëndruar ulur në kafen e hotelit. Por, biseda është ndezur, pasi të dy janë ngjitur lart në dhomë, kur janë dëgjuar britmat e vajzës. Ana Sulçe ka tentuar të largohet me vrap, kur Agim Emini ka hapur zjarr në drejtim të saj. Dëshmitarë të kësaj ngjarjeje të rëndë kanë rrëfyer se nuk kanë mundur të kuptojnë motivin e debatit mes çiftit. Në Maqedoni për punë

Disa burime nga uniformat blu bëjnë me dije se vajza ka punuar në Maqedoni për një periudhe kohë dhe rezulton të ketë dalë nga Qafë-Thana në fillim të prillit 2013, dhe të ketë hyrë sërish në Shqipëri në mes të korrikut. Ka dyshime ende të pakonfirmuara se 21-vjeçarja Sulçe ka qëndruar në Maqedoni ku ka punuar në një lokal nate. Agim Emini është njohur me 21-vjeçaren, studente për Juridik nga muajt e parë të vitit 2013 dhe prej tre muajsh ata ndodheshin në një lidhje me njëri-tjetrin. Megjithatë ende gjithçka është nën hetim, thanë burimet. Ndërkohë, Emini prej dy vitesh kishte rifituar lirinë, pas vuajtjes së dënimit me 15 vjet heqje lirie për trafik lëndësh narkotike në Zvicër.  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›