E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Në Prishtinë beteja zhvillohet vetëm mes LDK-së e VV-së

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Sejdiu, ka sulmuar të dy dy subjektet politike LDK dhe PDK duke thënë se konflikti mes tyre është artificial, duke lënë të kuptohet se gara do të zhvillohet në mes LDK-së dhe VV-së.

“Duke u fokusuar në krijimin e një konflikti artifical me partinë e cila nuk ka gjasa në Prishtinë, LDK po mundohet të shmang vëmendjen nga beteja e VVërtete!”, ka shkruar ai në Facebook.

LDK e PDK kishin kirtikuar dje njëra- tjetrën në lidhje me Prishtinën. Sipas sondazheve të publikuara javët e fundit LDK mund të shkojë në balotazh me VV-në për Prishtinën./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›