Komuna largon terracat, nuk kryenin obligimet

Komuna e Prishtinës ka larguar disa terraca të lokaleve në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.
Gjatë këtij aksioni ka intervenuar edhe Policia e Kosovës, duke e ndihmuar Komunën e Prishtinës që të heqë karriket e disa lokaleve.
Heqja e kqtyre terracave nga ana e Komunës ka ndodhur për shkak se pronarët e lokaleve nuk kanë kryer obligimet ndaj Komunës
Indeksonline, ka siguruar disa foto në të cilat vërehen edhe pronarët e disa lokaleve, të cilët janë munduar t’i rezistojnë këtij aksioni./Indeksonline/