E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitje me maska në Burrel, 4 në pranga

BURREL- Grabitje me maska në aksin rrugor Milot-Burrel. Policia e Burrelit ka njoftuar sot se gjatë mbrëmjes së kësaj të enjteje ka arrestuar katër persona të maskuar dhe të armatosur që kanë grabitur furgona udhëtarësh dhe mallrash në rrugen nacionale Milot-Burrel. Policia nuk bën të ditur ende emrat e të arrestuarve, por sqaron se pak më parë të njëjtët persona kanë grabitur edhe një automjet në Tiranë në rrugën Mine Peza.

Kjo grabitje ka ndodhur po gjatë kësaj te enjteje rreth orës 15.00 kurse automjeti i grabitur është i tipit golf me targa DR 0511 D. Pas kësaj grabitësit janë spostuar në rrugën nacionale ku nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një furgon mallrash në hyrje të qytetit të Burrelit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›