E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia, 36-vjecari i dënuar për vrasje

TIRANË- Është ekstraduar sot nga Italia drejt Shqipërisë shtetasi Artur Vigani 36 vjec i dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 25 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja për të cilën ky shtetas është deklaruar fajtor ka ndodhur në 2 shkurt të 2003 në qytetin e Padovës në Itali, në një kompleks lodrash, ku ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin shqiptar Ilir Gorgeja dhe ka plagosur po me armë zjarri shtetasin tjetër shqiptar Arben U.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, në sallën e një lokali ku dy grupe shqiptarësh, në gjendje të dehur janë grindur për mosmbylljen e lokalit në orarin e caktuar dhe më pas i ekstraduari Artur Vigani (i cili ka qënë prezent në lokal, ka qëlluar me armë ndaj shtetasit Ilir Gorgeja dhe më pas ndaj shtetasit Arben U., i cili kishte ndërhyrë për të shuar sherrin.

Pas ngjarjes shtetasi Artur Vigani është larguar dhe është hetuar në mungesë nga Prokuroria e Shkodrës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›