E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëzohet Beogradi: Gati për negociata me Kosovën

03-01-2011 / Gazeta 55

Politika e mbrapshtë dhe grabitqare e qarqeve serbe duket se është nënshtruar përfundimisht dhe se pushtetarët e Serbisë po njohin realitetin e ri në rajon, duke nisur nga legjitimi i pavarësisë së Kosovës


“Serbia është e gatshme për negociata me Kosovën”- ka përsëritur presidenti serb, Boris Tadic në një intervistë për gazetën serbe Blic. Sipas Tadiç, negociatat më Prishtinën do të zhvilloheshin në nivel ekspertësh, ndërsa theksoi se nuk është parashikuar asnjë takim me Hashim Thaçin. Tadiç ka bërë të ditur se Serbia ka gati ekipin negociator dhe platformën, ndërsa sa i përket shqiptarëve të Kosovës, sipas tij, duket se “po presin të përfundojnë me formimin e institucioneve të tyre të dala nga zgjedhjet’.  I pyetur në lidhje me akuzat në raportin e raportuesit të KE, Dick Marty, Tadic u përgjigj: “Raporti i Dick Marty nuk ka tronditur vetëm skenën politike kosovare, por edhe skenën mediale botërore. Ajo botë mediale që është mësuar që gjërat t’i shikojë ‘bardh e zi’, në dëm të Serbisë, tashmë është duke menduar të kaluarën”- ka thënë më tej, presidenti serb Tadiç në intervistën për gazetën Blic.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›