E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, maskat grabitin një argjendari

POGRADEC-Një grabitje me maska në një dyqan argjendarie ka ndodhur sot në mbrëmje në qëndër të Pogradecit, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorëve të grabitjes.
TVNews24 mëson se dy të rinj me maska kanë kërcënuar shitësen dhe më pas kanë grabitur një sasi bizhuterish të cmuara, floriri dhe argjendi.
Nga të dhënat e para mësohet se të rinjtë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk dihet ende vlera e grabitur e bizhuterive.
Policia ndodhet në vendgjarje dhe po kqyr vendin e grabitjes, ndërsa ka marrë në pyetje dhe shitësen. Ka nisur ndërkohë dhe kontrolli i kamerave të sigurisë që ndodheshin në dyqan. Policia shpreson se me pajmet e kamerave do të mund të identifikojë grabitësit dhe më pas të mundësojë kapjen e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›