Grabitje në stan/ Rrahin dhe lidhin çobanin, i vjedhin një çifte e një këmborë

Gjirokastër, 23 Maj, NOA I janë futur natën në kasolle, ku pasi e kanë rrahur dhe keqtrajtuar duke i kërkuar lekët, e kanë lidhur me litar. Më pas, i kanë vjedhur një çifte dhe një këmborë të bagëtive e janë larguar duke e lënë të lidhur.
Kjo është gjithçka që dy grabitës i kanë bërë një çobani në stanin e tij, ndërsa ky i fundit për fat ka mundur të shpëtojë nga dhuna e tyre dhe të zgjidhet nga ortaku i tij në mëngjes, pasi e ka gjetur të lidhur prej tyre.
Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet e policisë së Gjirokastrës, sipas të cilave, dy autorët e saj janë Florian Lile, 24-vjeç dhe Manxhar Çaushi, 27-vjeç, i dënuar më parë për vjedhje; që të dy të lindur dhe banues në fshatin Libohovë.
Ndërsa për çobanin që e pësoi prej tyre mësohet se edhe ai është nga Libohova, ndërsa bagëtitë i mbante në stanin e tij ne Labovën e Kryqit të Gjirokastrës dhe mban inicialet P.Ç.
Ka qenë vetë ai që i ka telefonuar policisë duke denoncuar atë që i ka ndodhur, duke treguar përpikërisht sesi në orën 2 të natës, dy persona i ishin futur në stan dhe pasi e kanë rrahur e keqtrajtuar duke i kërkuar lekët, e kanë lidhur me litar.
Grupi hetimor arriti ta zbardhë plotësisht këtë ngjarje, ndërsa autorët e saj u arrestuan në flagrancë duke u sekuestruar në cilësinë e provës materiale çiften dhe këmborën që kishin vjedhur në stan.
Ato u gjetën në stanin e shtetasit Manxhar Çaushi, i cili është një nga autorët e arrestuar.
Arrestimi i tyre u bë për veprën penale të Vjedhjes me dhunë , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")