Masakrohet në grabitje një taksist në Durrës, policia hidhet në ndjekje dhe kap të dyshuarin

Durrës, 23 Maj 2010 NOA - Vlerësohet si e rëndë nga shërbimet e Policisë një ngjarje me armë zjarri e ndodhur mbrëmë në Durrës. Drejtori Policisë së Qarkut Durrës, Drejtues Aleks Hajdari i tha agjencisë NOA se masat e menjëhershme të ndërmarra për zbardhjen e saj çuan para pak minutash në identifikimin, kapjen e arrestimin në flagrancë brenda 24-orëshit të autorit të dyshuar të saj.
Arrestimi në flagrancë i 22 vjeçarit Mikel Shaqja, lindur e banues në lagjen Popullore Shijak Durrës, i padënuar më parë u bë sot në vijim të hetimeve të kryera nga strukturat e Policisë pasi dyshohet të jetë autor i ngjarjes së mbrëmshme ku mbeti i plagosur një taksist.
Krimi
Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22.45, në afërsi të Spitalit Nr.2 Tiranë. I dyshuari Mikel Shaqja është paraqitur si pasagjer dhe i ka kërkuar shtetasit N. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, i cili ofronte shërbim Taksi me autoveturën tip Benz me targa TR 1196 J, që ta transportonte deri në Plepa Durrës.
Drejtuesi i autoveturës e ka sjellë deri në Plepa dhe këtu pasagjeri i tij ka paraqitur pretendim se i duhej të shkonte edhe diku tjetër dhe kështu ka devijuar drejtimin e lëvizjes.
Në momentin kur pasagjeri e ka drejtuar drejt një rrugice të pandriçuar në Kodër Arapaj, Komuna Rrashbull Durrës, i dyshuari ka nxjerrë një armë zjarri dhe duke e kanosur me të i ka kërkuar shoferit të zbresë.
Pasi ka hasur në rezistencën e drejtuesit të autoveturës, Mikel Shaqja ka qëlluar me armë zjarri duke e goditur dy herë në këmbë këtë të fundit dhe pasi ka grabitur mjetin dhe telefonin celular, është larguar.
Aktualisht i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet
Pas njoftimit të bërë në Polici nga i dëmtuari, në vend kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat fillimisht kanë bërë transportin e 48-vjeçarit N.S. për në Spitalin e Durrësit me qellim dhënien e ndihmës së parë. Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë në Qark si dhe janë marrë masa për kontrollin e akseve rrugore me rrethet fqinjë.
Brenda një kohe të shkurtër është bërë i mundur konstatimi i mjetit të vjedhur i cili ishte braktisur nga autori në vendin e quajtur Katër Rrugët e Shijakut.
Në sajë të hetimeve të kryera mbi zbardhjen e kësaj ngjarje u identifikua si autor i saj 22-vjeçari Mikel Shyqja.
Kapja e tij u realizua rreth orës 16.00 në qytetin e Shijakut dhe ndërhyrja e shërbimeve të Policisë konsiderohet profesionale duke pasur parasysh faktin se Mikel Shaqja ishte i armatosur.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë e kalibrit 9 mm, automjeti si dhe telefoni celular i vjedhur.
Policia tha se u kryen veprimet procedurale lidhur me këtë ngjarje dhe materialet për veprat penale të plagosjes së rëndë me dashje, vjedhjes me armë dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake do ti kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.
r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")