E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitjet me armë, 12 të arrestuar

(E plotësuar) Dymbëdhjetë persona janë arrestuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë me dyshimin e bazuar se të njëjtit janë të përfshirë në disa raste të grabitjeve.

Disa dyshohen se kanë kryer grabitje të armatosur në një motel në Llapna Sellë të Graçanicës e disa të tjerë dyshohen për grabitjen e pikës së shitjës së PTK-së në oborrin e QKUK-së dhe një grabitje të barnatorës në Vetrenik.

Ekziston dyshimi se grabitësit e arrestuar në dy operacione të ndara, dyshohet se kanë vepruar edhe në rajone të tjera të Kosovës./Indeksonline/

-------

Gjashtë person janë arrestuar mbrëmë për rastin e grabitjes së armatosur që ka ndodhur me 24 dhjetor të vitit të kaluar në pikën e shitjes së PTK-së që ndodhet në oborrin e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë.

Pesë të dyshuar u arrestuan në Rajonin e Ferizajt ndërsa një në Prishtinë. Ata dyshohen se nga pika e PTK-së nën kërcënimin e armëve kishin grabitur një shumë të konsiderueshme parash dhe kishin ikur në drejtim të panjohur.

Me rastin është marrë njësiti i hetimeve ndërsa pas arrestimit të të dyshuarve, prokuroria ka dhënë urdhër që të njëjtit të dërgohen në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›