E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet deri me 14 mars afati për ofertuesit e PTK-së

Ministria e Zhvillimit Ekomomik ka shtyrë edhe njëherë afatin e konkursit për kompanitë që janë të interesuar t’i dorëzojnë ofertat për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Ministri i MZHE-së Besim Beqaj sot ka thënë se afati është shtyre deri më datën 14 mars të këtij viti. Beqaj ka treguar se shtyrja po bëhet pasi dy kompani garuese kanë kërkuar edhe disa ditë kohë.

Ai po ashtu ka thënë se kjo shtyrje është në të mirë të procesit të privatizimit, ngase sipas tij shtyrja e benë edhe me të fort garën mes kompanive.

“Afati po vazhdohet për te pasur një çmim të mirë dhe sa më të larë. Ne nuk kemi nevojë që të ngutemi ne shitjen e PTK-së. Procesi është duke ecur mirë dhe me standardet evropiane. Shtyja po behet pasi kane kërkuar dy kompani edhe një afat shtese”, ka thënë Beqaj.

Ai ka thëne se kjo do te jete shtyrja e fundit, dhe se nuk ka asnjë mundësi që të ketë afate tjera.

Beqaj ka treguar se nuk kanë presion apo kërkesë nga askush për shitjen e PTK-së, duke thënë se ketë nuk e ka kërkuar as FMN-ja.

“Mund të themi se s’kemi presion nga askush. Nuk kemi kërkesë as presion nga FMN-ja për shitjen e PTK-së”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›