E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitjet me dhune ne qender te Tiranes pranga 6 te rinjve



Artan CENA - Rruget e qendres se kryeqytetit do te jene me te qeta tani pas arrestimit te gjashte te rinjve te cilet jane akuzuar per dhjetera vjedhje me dhune te ndodhura gjate oreve te mbremjes. Te rinjte e vene ne pranga nga uniformat blu e kishin shtrire zonen e tyre te influences qe nga Rruga e Elbasanit deri te Myslym Shyri. Nuk kane munguar dhe grabitjet me dhune ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Ka qene operacioni i koduar Bulevardi qe ka cuar ne pranga te rinjte Rizvan Suma Ramazan Krasniqi Edmond Gaxha Elton Ceka si dhe dy 16-vjecare me inicialet H. M. dhe E. K. Lajmi i arrestimeve eshte bere i ditur gjate nje konference per shtyp te zedheneses se Policise se Tiranes Alma Katragjini. Vjedhjet ata i benin duke perdorur thika dhe arme te tjera te ftohta. Deri tani policia e kryeqytetit ka mundur te zbuloje pese grabitje me dhune dhe arme qe jane bere nga te arrestuarit.
ARRESTIMET
Shkaterrohet nje grup grabitesish te cilet aktivitetin e tyre e kishin ne qender te Tirane ne bulevardin Deshmoret e Kombit dhe ne vendin e quajtur Tajvani. Eshte Policia e Tiranes qe me ane te operacionit te koduar Bulevard ka bere te mundur arrestimin e 6 personave te akuzuar per vjedhje. Ata jane Rizvan Suma 19 vjec banues ne Kamze Ramazan Krasniqi 18 vjec banues ne Frutikulture Edmond Gaxha 18 vjec banues ne Kamze Elton Ceka 20 vjec banues ne Kamze dhe 16-vjecaret me inicialet H. N. dhe E. C. edhe keta banues ne Kamze Tirane. Sipas policise arrestimi i tyre u be pas nje hetimi 2-mujor te policise se Tiranes. Te arrestuarit nen kercenimin e armeve dhe mjeteve te forta grabitnin qytetaret ne bulevardin Deshmoret e Kombit dhe te Tajvani. Gjate arrestimit ne cilesine e proves materiale te ndaluarve u jane sekuestruar nje sere bizhuterish nje sasi parash dhe disa thika te cilat dyshohet se autoret i perdornin per te realizuar keto vjedhje.
GRABITJET
Gjate hetimeve te bera nga efektivet e Komisariatit Nr. 1 eshte dokumentuar teresisht implikimi i te arrestuarve ne disa vjedhje. Burimet zyrtare thane se ata akuzohen se ne daten 31 tetor 2010 ne afersi te Rruges se Elbasanit i kane vjedhur me dhune nje qytetari sendet e tij personale. Po kete dite te ndaluarit kane realizuar vjedhjen me dhune ne bulevardin Deshmoret e Kombit te nje gruaje se ciles i kane marre nje sere bizhuterish.
Pak dite para kesaj ngjarjeje ne daten 20 tetor 2010 ne afersi te Rruges se Elbasanit keta persona ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane realizuar vjedhjen me dhune duke i shkaktuar plage nje qytetari. Ndersa ne daten 17 shtator 2010 ne rrugen Myslym Shyri kane vjedhur me dhune nje qytetar duke i marre varesen dhe byzylykun si dhe duke i shkaktuar demtime trupore. Pak dite me pare ne daten 29 tetor 2010 ne afersi te kompleksit Tajvan i kane vjedhur nje qytetari me dhune dhe nen kercenimin e thikes sendet personale dhe disa bizhuteri.

TE ARRESTUARIT
Rizvan Suma 19 vjec
Ramazan Krasniqi 18 vjec
Edmond Gaxha 18 vjec
Elton Ceka 20 vjec
H. N. 16 vjec
E. C. 16 vjec

3 Nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›