Perfitimet financiare per aksidentet ne pune
Anilejda Shembitraku - Gazeta Albania duke u mbeshtetur ne te dhenat e Institutit te Sigurimeve Shoqerore publikon te ardhurat qe perfiton i siguruari i cili per shkak te aksidentit ne pune humbet aftesine per pune. Nga aksidenti ne pune perfitohen te ardhura per paaftesi te perkohshme per invaliditet te perhershem per invaliditet te pjesshem dhe te ardhura per paaftesi te perhershme ne mase te vogel. Instituti i Sigurimeve Shendetesore ka te percaktuara kushtet dhe dokumentacionin qe duhet te plotesohet per te perfituar te ardhura per paaftesi te perkohshme. Po keshtu ky institut percakton masen e perfitimit per kete kategori si dhe bazen ligjore qe duhet te plotesojne te gjithe personat per te perfituar te ardhura per paaftesi te perkohshme.
Perfitimi
Sigurimet Shendetesore bejne te ditura te ardhurat qe perfiton i siguruari qe per shkak te aksidentit ne pune humbet aftesine per pune. Ai perfiton te ardhura per paaftesi te perkohshme nga aksidenti ne pune. Te ardhurat per paaftesi te perkohshme nga aksidentet ne pune apo semundjet profesionale perfitohen kur plotesohet baza ligjore. Instituti i Sigurimeve Shoqerore percakton kushtet e perfitimit per kete kategori. Pagese per paaftesi te perkohshme nga aksidenti ne pune perfitojne vetem te punesuarit qe kane qene te siguruar. Instituti i Sigurimeve Shoqerore percakton qarte se ky raport jepet nga spitali ose KML-ja dhe eshte i vlefshem deri ne 12 muaj.
Dokumentacioni
Dokumentacioni qe duhet te plotesoje i siguruari qe per shkak te aksidentit ne pune ose semundjes profesionale humbet aftesine per pune per te perfituar pension. Personi i interesuar duhet te paraqese raportet mjekesore per aksident ne pune. Proces-verbali tip i aksidentit ne pune i cili plotesohet nga subjekti dhe konfirmohet nga Inspektorati Shteteror i Punes eshte nje tjeter dokument qe duhet te sigurojne. Po keshtu duhet formulari i bazes se vleresuar te tre viteve te fundit te punes. Ky dokument plotesohet nga sektori i finances se subjektit. Sektori i finances se subjektit mbeshtetur ne dokumentet e dorezuara ploteson formularin tip Liste-pagese te perfitimeve afatshkurtra dhe e dergon ate ne ALSSH ku ka aktivitetin subjekti ndersa ALSSH pasi kontrollon dhe verifikon dokumentet i kalon pagesat ne llogarine personale bankare te perfituesit ose ne ate te subjektit. Masa e perfitimit nga dega e sigurimit ne pune eshte 100 e mesatares ditore te bazes se vleresuar te tre viteve te fundit kalendarike. Nga ISSH-ja behet e ditur se kjo mase perfitimi vazhdon deri ne 12 muaj.
Perfitimet
I siguruari qe per shkak te aksidentit ne pune humbet aftesine per pune do te perfitoje te ardhura per paaftesi te perkohshme nga aksidenti ne pune.
1- Baza ligjore
a- Kreu IV nenet 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 te Ligjit Nr. 7703 date 11.05.1993 Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar.
b- VKM Nr. 788 date 14.12.2005 Per percaktimin e aksidentit ne pune ose per shkak te punes.
c- VKM Nr. 396 date 28.06.2007 Per percaktimin e semundjeve profesionale.
d- Rregullorja Nr. 37 e ISSH-se date 23.12.2004 Per caktimin administrimin dhe pagesen e perfitimeve afatshkurtra e Rregullorja Nr. 494 e ISSH-se date 05.10.1993 Per leshimin e raporteve per paaftesi te perkohshme ne pune.
f- Udhezimi Nr. 1 i ISSH-se date 24.09.1993 Per kriteret e caktimit te aftesise per pune te invalideve nga aksidentet ne pune.
g- Rregullorja Nr. 7 e ISSH-se date 16.06.1994 Per kujdes mjekesor shtese dhe aftesim per demtime te vogla dhe zhdemtime ne mase te arsyeshme.
Kushtet e perfitimit
a- Pagese per paaftesi te perkohshme nga aksidenti ne pune ose nga semundjet profesionale perfitojne vetem te punesuarit.
b- Ky raport jepet nga Spitali ose KML deri ne 12 muaj.
3- Dokumentacioni
a- Raportet mjekesore per aksident ne pune.
b- Proces-verbali tip i aksidentit ne pune i cili plotesohet nga subjekti dhe konfirmohet nga Inspektorati Shteteror i Punes.
c- Formulari i bazes se vleresuar te tri viteve te fundit te punes. Ky dokument plotesohet nga sektori i finances se subjektit.
d- Sektori i finances se subjektit mbeshtetur ne dokumentet e pikes a ploteson formularin tip Liste-pagese te perfitimeve afatshkurtra dhe e dergon ate ne ALSSH ku ka aktivitetin subjekti
e ALSSH pasi kontrollon dhe verifikon dokumentet i kalon pagesat ne llogarine personale bankare te perfituesit ose ne ate te subjektit.
4- Masa e perfitimit
a- 100 e mesatares ditore te bazes se vleresuar te tre viteve te fundit kalendarike.
b- Kjo mase perfitimi vazhdon deri ne 12 muaj.
Shuma dhe periudha e perfitimit
1- Te ardhurat per semundje jane 70 e mesatares ditore te bazes se vleresueshme te vitit te fundit kalendarik kur i siguruari ka deri ne 10 vjet sigurim dhe 80 kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim.
2- Per periudhen qe perfituesi eshte shtruar ne spital kur nuk ka njeri ne ngarkim te ardhurat per semundje jane 50 e mesatares ditore te bazes se vleresueshme te vitit te fundit kalendarik.
3- Periudha e perfitimit per paaftesi te perkohshme fillon ne diten e 15 te raportit dhe zgjat jo me shume se 6 muaj nga data e fillimit te pageses.
4- Periudha e perfitimit mund te zgjatet dhe 3 muaj te tjere.
5- Periudha e perfitimit te paaftesise se perkohshme nga semundja per ata qe marrin pension invaliditeti te pjesshem eshte deri ne 3 muaj nga data e fillimit te pageses.
6- Periudha e perfitimit per punonjesit sezonale dhe te perkohshem te cilet kane qene te punesuar te pakten 3 muaj ne 12 muajt e fundit eshte deri ne 75 dite.
Kompensimi kur ndryshon vendi i punes
1- Personi i siguruar qe per arsye shendetesore me vendim te komisionit mjekesor kompetent ndryshon vendin e punes ka te drejte te perfitoje nga sigurimet shoqerore kompensim te te ardhurave.
2- Shuma e se ardhures qe do te perfitohet per kompensim eshte e barabarte me diferencen midis pages se vendit te meparshem te punes dhe pages te vendit te ri te punes. Ky kompensim nuk mund te jete me shume se 50 e mesatares ditore te bazes se vleresueshme te vitit te fundit kalendarik.
3- Periudha e perfitimit eshte deri 3 muaj gjate nje viti.
Detyrimi i punedhenesit
Te ardhurat ne rastin e semundjes per periudhen deri 14 ditet e para ose te kujdesjes per femijen ne ngarkim paguhen nga punedhenesi sipas percaktimit ne Kodin e Punes dhe ne kontraten e punesimit ose sipas marreveshjes qe do te kete me perfaqesuesit e punetoreve por jo me pak se pagesat e percaktuara ne ligjin e sigurimeve shoqerore.
3 Nentor 2010