Grabitjet në kryeqytet, policia bum arrestimesh
TIRANË- Shtimi i kriminalitetit në kryeqytet ka rritur masat e ndërmarra nga forcat e ruajtjes së rendit për goditjen e këtij fenomeni.
Forcat e policisë së Tiranës kanë arritur të zbulojnë rreth 20 vjedhje të ndodhura në kohë dhe zona të ndryshme në kryeqytet, duke arrestuar autorët e dyshuar te tyre.
Sipas policisë së Tiranës, nga shërbimet e Komisariatit nr.1 u bë arrestimi ne flagrancë i shtetasve: E. F,15 -vjec 15 dhe Alket Hodaj, 22- vjec, banues në Tirane, pasi dyshohet se janë autorë të disa vjedhjve, ndër to vjedhjen e një banese dhe një minimarketi.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se në këtë valë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Arben Xhixha, 30-vjec, banues në Tirane, ndërsa tentonte të vidhte në një minimarket disa artikuj ushqimor dhe shishe me pije të ndryshme alkolike.
Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit Nr.4, në kuadër të operacionit te koduar “Mesdita 2“ goditen një grup kriminal me aktivitet vjedhjen e dyqaneve, duralumineve të pallateve në ndërtim etj, duke arrestuar në flagrancë shtetasit: Geri Orani, 34- vjeç, si dhe dy adolshentë dhe dy të mitur. Ndërsa, nga shërbimet e Komisariatit Nr.5 u bë arrestimi në flagrance i shtetasve: Artur Marku, 18-vjeç, i dënuar me parë për vjedhje, E. D., 19 vjeç, i dënuar me parë për vjedhje, Indrit Toluli, 17 vjec, dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Adem Baja, 24 vjeç, i dënuar më parë, pasi dyshohen se jane autore të 6 vjedhjeve, ndër to, vjedhjen e një banese.
(el.me/BalkanWeb)