Gjirokastër, hyne ilegalisht ne Shqiperi, ndalohen 24 klandestinë afganë
GJIROKASTËR- Njëzetë e katër klandestinë afganë, që hynë ilegalisht në Shqipëri, u ndaluan dje dhe sot, ndërsa një autobuz i linjës Sarandë-Elbasan u bllokua.
Burime te policise Gjirokastres, afganët, të moshës 20-45 vjeç, u ndaluan në dy aksione të ndryshme, 12 në fshatin Sopik dhe 12 pranë Ujit të Ftohtë, rreth 5 km larg Tepelenës.
Të njëjtat burime thanë se gjatë ndalimit të sotëm u bllokua dhe një autobuz i linjë Sarandë-Elbasan, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariatin e Gjirokastrës dhe më pas u la i lirë.
Nga hetimet paraprake, rezulton se afganët vinin nga Greqia dhe kishin destinacion final Italinë, saktësoi policia, duke shtuar se të gjithë afganët e ndaluar u rikthyen në mesditë në Greqi, sipas konvertës ndërkombëtare të riatdhesimit.
(el.me/BalkanWeb)