E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakër në Afganistan, ushtari amerikan vret 15 civilë, mes tyre fëmijë

AFGANISTAN- Të paktën 15 persona u vranë nga një ushtar amerikan kur ai doli na baza e tij dhe filloi të qëllonte kundër civilëve afganë në provincën e Kandaharit, bastion taleban në jug të Afganistanit,

Një ushtar amerikan, ka qëlluar me armë duke vrarë 15 civilë afgane mes tyre 9 fëmijë dhe 3 femra. BBC sqaron se ushtari amerikan ka dalë nga baza ushtarake amerikane në Kandahar rreth orës 3:00 të mëngjesit dhe ka hapur zjarr ndaj disa banesave në dy fshatra të ndryshme, pa asnjë shkak. Një gjendje e depresionit të thelle mendohet të ketë qenë shkaku i kësaj masakre. Ngjarja është dënuar menjëherë nga NATO, që e cilëson mjaft të rëndë incidentin.
“Ky është një incident për të cilin shprehim keqardhjen tonë më të thellë. I parashtrojmë familjeve të prekura të gjithë ngushëllimet tona, ndërsa do të hetojmë së bashku me kolegët tanë afganë për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje të tmersshme”, -theksohet në deklaratën e NATO-s.

Ky incident vjen në një moment kur klima mes Uashingtonit dhe Kabulit është ashpërsuar se tepërmi, për shkak të djegjes së disa kopjeve të Kuranit nga ushtarë amerikanë rreth një muaj më parë, gjë që ka sjellë protesta masive dhe sulme të talebanëve në Afganistan.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›