E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kapet 600 gr heroinë, në pranga 25-vjeçari

Policia e Tiranës ka sekuestruar sot 600 gr heroinë të pastër ndërsa ka arrestuar edhe poseduesin e saj. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar “Plus” u arrestua 25-vjeçari Alfred Allajbeu, lindur Krujë dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë një pune 3-mujore të Seksionit Kundër Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve se 25-vjeçari, si dhe bashkëpunëtorë të tij kishin aktivitet aktiv në shitjen e lëndëve narkotike të llojit heroinë.
 

Sipas policicë kapja në flagrance e tij u realizua në rrugën "Fortuzi" para shitjes së lëndës narkotike, në lokalet pranë kësaj rruge ndërsa në momentin e arrestimit Allajbeu nuk bëri rezistencë. Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim edhe 2 persona të tjerë, të dyshuar si bashkëpuntorë me 25-vjeçarin, për të cilët nuk mund jepen identitete për shkak të hetimeve.

Sipas policisë ky grup ishte një ndër grupet kryesore kriminale në qytetin e Tiranës, me tendencë shpërndarje të lëndëve narkotike, kryesisht në zonen: Bulevardi “Zogu i Parë”, Rruga “Fortuzi”, Rruga e Durrësit dhe Piaca.
 

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit Allajbeut iu gjetën në cilësinë e provës material 600 gram lëndë narkotike heroinë e pastër. Sipas policisë kjo lëndë narkotike ishte e futur në një qese me mbishkrimin "Euro - Sheqer", brenda së cilës kishte një pako në forme paralelopipedi të mbështjellë me natriban të tejdukshem, brenda së cilës ishte lënda narkotike.
 

Ndërkohë ditën e djeshme Policia e Tiranës sekuestroi dy kilogramë kokainë të pastër dha arrestoi dy poseduesit e saj, Selaudin Bajrami dhe Aleksandër Budo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›