Grabovci i sigurt se nuk do të prishet koalicioni

Partia Demokratike e Kosovës, nuk mendon se aderimi i Agim Çekut, nga Partia Social Demokrate e Kosovës, do të ndikojë në prishjen e koalicionit qeverisës.
Shefi i Grupit parlamentar të partisë në pushtet, Adem Grabovci, mendon se koalicioni do të funksionojë edhe më mirë me kalimin e Çekut në partinë e tij.
“Partia Demokratike e Kosovës është e përcaktuar për të qenë parti e hapur. Në rastin konkretë, përshëndesim hapin e zotit Çeku. Kjo do të ndikojë në fuqizimin e PDK-së dhe të Institucioneve të Kosovës në të ardhme. Është e drejtë e AKR-së që të shqyrtojë largimet e sajë nga qeveria, por jam i sigurt që kjo nuk do të ndodhë”, tha Grabovci për Indeksonline.
Sipas Grabovcit, koalicioni qeverisës më KKR-në do të vazhdojë deri në zgjedhjet e ardhshme.
“Ne e kemi parasysh edhe koalicion aktual më AKRK-në. Kalimi i Çekut në PDK, mendojmë që nuk do të këtë kurrfarë lëkundjesh më koalicion aktual. Jemi të përcaktuar që më AKRN-në ta kryejmë mandatin qeveris deri në fund”, theksoj Grabovci
Megjithëkëtë, shefi i grupit parlamentar të PDK-së përsëri nuk e ka fshehur dëshirën për një koalicionit më të gjerë. Ai vlerëson se momentet nëpër të cilat është duke kaluar Kosova, përfshirja e një koalicioni më të gjerë do ta fuqizonte qeverinë edhe më shumë.
Koalicioni për Kosovën e Re e ka vlerësuar si shumë negativ kalimin e Agim Çekut në PDK, madje në këtë rast ka paralajmëruar edhe rishikim të marrëveshjes dhe pozicionit të saj në kuadër të koalicionit qeverisës.
“AKR e vlerëson si zhvillim shumë negativ kalimin e Çekut në PDK, për mbarëvajtjen e koalicionit qeverisës dhe punën e përbashkët. Kjo lëvizje vetëm e tregon dobësinë që partneri udhëheqës i koalicionit, gjegjësisht Partia Demokratike e Kosovës ka shfaq ndaj partnerëve të tjerë në koalicion. Lëvizja e fundit politike, do të shtyjë Koalicionin për Kosovë të Re dhe në veçanti Aleancën Kosova e Re të rishikoj tërë marrëveshjen dhe pozicionin e saj në kuadër të koalicionit qeverisës”, ka vlerësuar AKR./Indeksonlione/