Grabovci jep dorëheqje

Zëvendësministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit Adem Grabovci ka dhënë dorëheqjen e tij prej këtij posti, me arsyetimin se respekton vendimin e mëhershëm të partisë që zyrtarët e PDK-së të kenë nga një pozicion institucional. Ai në një intervistë për Kosovapress tregon se dorëheqje pritet të ketë edhe nga zëvendësministrat e tjerë nga radhët e PDK-së. Grabovci ka lavdëruar punën e Qeverisë të Kosovës gjatë kësaj periudhe, ndërsa i ka quajtur të pa baza akuzat e opozitës për korrupsion.
Kosovapress: Pse keni ofruar dorëheqje nga posti i zëvendësministrit ?
Grabovci: Unë kam ofruar dorëheqjen si zëvendësministër në përputhje me vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës, që është marrë kohë më parë, por njëkohësisht ju siç e dini një grup i deputetëve të Parlamentit të Kosovës. Kemi bërë kërkesë te kryeministri i vendit që të lirohemi nga njëra prej përgjegjësive institucionale dhe pas asaj ka pasuar edhe dorëheqja ime nga pozita e zëvendësministrit. Këtë e kam marrë duke pas parasysh dhe preferoj të jem deputet i Parlamentit të Kosovës, sepse jam i bindur se më mirë do të përfaqësoj interesat e votuesve, vullnetin e qytetarëve të vendit në Parlamentin e Kosovës, sesa duke qenë zv. ministër i Transporteve.
Kosovapress: Shumë tjerë prej këtyre dy posteve do të zgjedhin të mbajnë postin e zv. ministrit. Pse ju zgjodhët atë të deputetit?
Grabovci: Varet se si e percepton, varet nga vullneti i lirë i çdo deputeti që ka të drejtën të përcaktohet për një nga pozitat. Vendimi nuk e obligon asnjërin që t’i diktohet se cilën pozitë do të zgjedhë, prandaj unë jam përcaktuar vullnetarisht dhe e çmoj më shumë duke qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, sesa duke qenë zv. ministër. Si deputet jam i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli, nga qytetarët, nga votuesit e vendit, ndërsa si zëvendësministër kam qenë i emëruar. Për këtë arsye kam ardhur në përfundim se më mirë dhe më drejt do të përfaqësoj vullnetin e qytetarëve të vendit duke qenë deputet, sesa në ekzekutiv.
Kosovapress: Doni të thoni se nuk u është kërkuar dorëheqja, por vetë keni dhënë?
Grabovci: Thashë edhe më parë se një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës i kemi bërë kërkesë kryeministrit të vendit që të lirohemi nga njëra prej përgjegjësive, ndërsa dorëheqja ime dje ka pasuar në përputhje me atë kërkesë dhe me vendimin e mëhershëm, pjesë e të cilit dhe institues që kam qenë edhe vetë si deputet dhe si anëtar i kryesisë dhe organeve tjera drejtuese të partisë, që të përcaktohemi vetëm për një pozitë, mos të barten dy pozita. Qëllimi ka qenë që të jemi sa më efikas në njërën nga këto përgjegjësi dhe ta arsyetojmë vetveten me sukseset e treguara.
Kosovapress: Pritet të japin dorëheqje edhe zëvendësministra tjerë nga radhët e PDK-së?
Grabovci: Padyshim, që deputetët që janë në Parlamentin e Kosovës dhe janë pjesë përbërëse e ekzekutivit, padyshim se do ta respektojnë vendimin e partisë dhe organeve drejtuese, dhe do të japin dorëheqje prej njërës nga detyrat e tyre, varësisht nga vullneti i çdonjërit, veç e veç.
Kosovapress: Cili do të jetë pozicioni juaj në parti pas dorëheqjes?
Grabovci: Unë jam anëtar i Kryesisë së PDK-së, anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, kryetar i degës së PDK-së në Pejë. Do të bëj përpjekje për të dhënë kontributin tim në riorganizimin e partisë. Tash do të mbajmë edhe zgjedhjet partiake besoj shumë shpejt, por do të përgatitemi që në vitin 2011 të hyjmë sa më fuqishëm në zgjedhjet nacionale dhe të fitojmë edhe më bindshëm.
Kosovapress: Këto ndryshime në kabinetin qeveritar, a kanë shkaktuar fërkime-pakënaqësi brenda partisë?
Grabovci: Këto ndryshime që janë bërë ka qenë e domosdoshme të ndodhin dhe kanë shkuar në mënyrë shumë të qetë dhe transparente.
Kosovapress: Do të japë ai që vjen në vendin tuaj më shumë kontribut se ju ?
Grabovci: Unë shpresoj se PDK ka njerëz, të cilët kanë vlera dhe përgatitje dhe nuk e besoj se do të ndihet mungesa ime, sepse do të bëhet një zëvendësim me personin adekuat, i cili do të jetë në vazhdimësi të punës dhe sukseseve të treguara deri më tani.
Kosovapress: Si e vlerësoni punën e qeverisjes përgjatë këtyre viteve sa keni qenë edhe ju pjesë e saj?
Grabovci: Vlerësimi im është ai që kanë dhënë edhe qytetarët. Puna, angazhimi dhe rezultatet e treguara në Ministrinë e Transporteve është e vlerësuar dhe përkrahur nga të gjithë qytetarët e vendit. Kjo qeveri ka treguar se dinë dhe mund të ndërtojë e zhvillojë vendin.
Kosovapress: Projekti i autostradës, a do të përfundojë në kohën e paraparë?
Grabovci: Ajo që është shumë me rëndësi, është një gëzim shumë i madh i qytetarëve të Kosovës, se autostrada si një projekt me interes nacional dhe i shumëpritur tashmë më 25 prill do të fillojë dhe do të përurohet fillimi i ndërtimeve. Unë shpresoj dhe jam shumë i bindur se do të përfundojë në afatin e përcaktuar, nëse nuk do të përfundojë më herët dhe shtyrje mund të ketë vetëm nëse ndodh ndonjë fatkeqësi natyrore.
Kosovapress: Si mbesin raportet e juaja dhe të larguarve të tjerë me kryeministrin e vendit?
Grabovci: Raportet e mia kanë qenë, janë dhe do të mbesin të mrekullueshme.
Kosovapress: Ministria ku ishit edhe ju, është akuzuar nga partitë opozitare për korrupsion. Sa janë të vërteta këto?
Grabovci: Partitë opozitare kanë detyrën e tyre. Ata kanë të drejtën të na akuzojnë, sepse sukseset e treguara nga ana jonë e zbehin, apo e shuajnë dëshirën e tyre për të ardhur në pushtet. Unë e them me keqardhje se aktualisht në vendin tonë nuk ka një parti opozitare të mirëfilltë, e cila e din se çka do dhe të pasojë ato çka synon. Do ta quaja fatkeqësi se u mungon ideja dhe vizioni për të ardhmen. Prandaj, nuk mund dhe nuk është e drejtë që të kritikohet çdo gjë dhe vetëm të bëhet zhurmë. Unë kam kërkuar nga opozita që të urdhërojnë dhe t’i ballafaqojmë faktet. Edhe në këtë rast i bëj thirrje çdo anëtari të opozitës, apo çdo qytetari të Kosovës që kanë dëshmi të argumentuar dhe jo me fjalë të kafiterive, por në mënyrë të argumentuar që ka ndodh ndonjë keqpërdorim le të urdhërojnë tek organet përkatëse. Unë jam që me çdo kënd të ballafaqoj argumentet dhe të arsyetoj pastërtinë e veprimtarisë sime.
Kosovapress: A rrezikohet koalicioni PDK- LDK pas këtyre ndryshimeve në kabinetin qeveritar?
Grabovci: Padyshim, koalicionin PDK-LDK ndryshimet në kabinetin qeveritar vetëm sa e kanë fuqizuar dhe kanë krijuar një stabilitet edhe më të madh në qeverisje, dhe jam shumë i sigurt se sukseset do të jenë edhe më të mëdha.