Gordon:T'i jepet fund ngërçit politik
Komisioni i senatit amerikan për marrëdhëniet me jashtë ka zhvilluar një seancë mbi Ballkanin Perëndimor ku është diskutuar përparimi i bërë në vendet e këtij rajoni drejt integrimit euro-atlantik dhe sfidat me të cilat ndeshen këto vende. Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes Uashingtonit dhe Bashkimit Evropian për integrimin e këtij rajoni.
Ndihmës sekretari i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Eurazisë , Filip Gordon në lidhje me Shqipërinë, theksoi se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht integrimin euro-atlantik të vendit.
"E mbështesim integrimin Euro-atlantik të Shqipërisë. Dhe megjithëse qeveria shqiptare duhet të punojë më shumë për të luftuar korrupsionin, ndërsa shpresojmë t'i jepet fund ngërçit politik në parlamentin e vendit, Shqipëria ka luajtur një rol konstruktiv në rajo"theksoi Gordon.
Shqipëria, tha zoti Gordon, ka punuar shumë për pajtimin e komuniteteve serbe dhe shqiptare, ka ripërtëritur marrëdhëniet e nivelit të lartë me Serbinë dhe mbështet integrimin euro-atlantik të Serbisë dhe Kosovës duke shtuar se Shqipëria sapo ka dorëzuar edhe pyetësorin e anëtarësimit në Komisionin Evropian.